Zaev: Mesi i muajit qershor,periudha ideale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Mesi i muajit qershor është periudha ideale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare vlerëson kryetari i LSDM-së Zoran Zaev. Varësisht pandemisë, sipas kreut të socialdemokratëve liderët politik duhet të bisedojnë për datën e zgjedhjeve. Sipas tij, vendi duhet të dijë procesin zgjedhorë pasa se të gjendet përpara një krizë të dytë shëndetësore. Zaev thotë se prioritet nuk janë zgjedhjet, por që të ballafaqohet me krizën i nevojitet Qeveri dhe Parlament funksional. I pari i LSDM-së thotë se nuk shkohet në zgjedhje pa konsensus.

Marketing

Jo, së pari niveli i demokracisë në Maqedoninë e Veriut është në nivel më të lartë se në të kaluarën. Neve na duhet proces zgjedhor ku forcat do të jenë të sigurta dhe të bindura sepse kjo është shumë me rëndësi që në këtë mënyrë të shprehet edhe legjitimiteti i qytetarëve të cilët dalin dhe votojnë. Besoj se të gjithë do të jemi të përgjegjshëm dhe të tregojmë se nëse nuk ndodh tani kur do të ndodhin. Askush nga ne nuk do që kriza në vjeshtë të rikthehet, por çka nëse përsëritet? Kush do ta merr përgjegjësinë? – deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Duke folur për afatet ligjore që i nevojiten KSHZ-së për përgatitjen e procesit zgjedhor, Zaev shton se 21 ditë janë të mjaftueshme pas gjendjes së jashtëzakonshme, duke shtuar se azhurnimi i listës zgjedhore mund të ndodhë edhe derisa gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi. Në rast se ka një krizë të dytë, me ose pa dashje vendi duhet të shkojë në zgjedhje deri më 11 dhjetor pasi atëherë edhe përfundon mandati kushtetues i Qeverisë.

Marketing