Zaev – Mickoski të martën bisedime “ligji për PP”, edhe caktimi i zgjedhjeve të parakohshme

Liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, ai i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të martën do të ulen në tavolinë të përbashkët me qëllim arritjen e një marrëveshje finale për Ligjin e ri për Prokurori Publike dhe të ardhmen e PSP-së, vërtetojnë nga VMRO-DPMNE.

Marketing

Mickoski deri tani ka refuzuar ftesat për takim me Zaevin, duke e kushtëzuar atë me bisedime për zgjedhje të parakohshme, por tani është pajtuar që të martën të vijë në Kuvend dhe të takohet me kundërshtarin politik.

Mickoski dje gjatë debatit në një emision në TV Alfa, deklaroi se tema e këtij takimi nuk do të jetë vetëm ligji për PP, por edhe caktimi i zgjedhjeve të parakohshme.

Nga VMRO-DPMNE thonë se mundet, dhe duhet të hapet tema për zgjedhje të parakohshe, por se tema qëndrore e këtij takimi do të jetë Ligji për Prokurori Publike.

Marketing