Zaev Milloshovskit: Po gënjeni, gruan e Gjorçevit e angazhuat për 1.800 euro

Kryeministri Zoran Zaev, ka akuzuar për gënjeshtër deputetin e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, pasi ky i fundit nga foltorja e Kuvendit tha se këshilltari i kryeministrit Lupço Zafirovskinuk ka lidhje diplomatike me qeverinë franceze, por se po ndihmon eksportin e produkteve ushqimore të kompanitive të Zaevit. Zaev e mohoi këtë dhe tha se ai ka të drejtën të punësonte këdo në kabinetin e tij.

Marketing

“Flisni për këshilltarin që paguhet 1.200 euro. Por gruan e Vllatko Gjorçev e punësuat për 1.800 euro. Ju do të na jepni leksion mbi atë se kënd kam angazhuar. Këtu do ta shohim, do ta shohim se si Franca do të votoj në tetor”- tha Zaev duke iu referuar shpjegimit të tij se Zafirovski ishte angazhuar për shkak të kontakteve të tij në kabinetin e presidentit francez Emanuel Macron.

Përgjigja e Zaevit shkaktoi tensione nga deputetët e VMRO-DPMNE në Kuvend.

“Këto janë manipulimet dhe gënjeshtra të turpshme. me siguri keni strategjinë tuaj, unë e respektoj, por atë që e thoni, është mirë ta thoni jashtë kuvendit, po gënjeni pa fije turpi”, tha mes tjerash Zaev.

Marketing