Zaev ministër i financave, RDK-ja mbetet pa ministri

Kryeministri Zaev nga Vallandova njoftoi se gjatë ditës do të dorëzojë në Kuvend emrat e ministrave të rinj.

Marketing

Zaev njoftoi se ai do të udhëheqë me resorin e financave ndërsa ministër i bujqësisë është caktuar Trajan Dimkovski.

Ministër i ri për ekologji do të emërohet Naser Nuredini, djalë i biznesmenit të njohur në Vienë të Austrisë me prejardhje tetovare Aki Nuredini, derisa ministri i deri tanishëm Sadulla Duraku do të duhet të emërohet Ministër për sistem politik.

MInistër i kulturës është propozuar Hysni Ismaili nga Alternativa e Afrim Gashit.

Me propozimin e emrave të ministrave të rinj RDK-ja mbetet pa ministri pasi me Pushtetin Lokal do të udhëheqë kreu i PLD-së Goran Milevski.

Marketing