Zaev: Miratimi i ligjit të prokurorisë, argument plus për fillimin e bisedimeve me BE-në

Miratimi i ligjit të prokurorisë është çështje e rëndësishme për shtetin, pasi u japim argument plus zyrtarëve të BE-së dhe atyre të vendeve anëtare, për vendim pozitiv rreth datës për fillimin e bisedimeve.

Marketing

Kështu vlerëson kreu i LSDM-së Zoran Zaev, i cili shprehet i gatshëm që për këtë çështje të realizojë takim me kreun e VMRO -së Hristian Mickovski.

“Nëse jo para zgjedhjeve duhet ta miratojmë pas zgjedhjeve një ligj të tillë. Sido që të jenë kushtet e zgjedhjeve, është obligimi ynë që sëbashku ta miratojmë pasi është ligj që miratohet me dy të tretat. Mund ta bëjmë atë derisa tani punon kuvendi, që tu japim argument plus eurokomesarit, dhe vendeve anëtare që janë pro, që të mund të sigurojmë vendim pozitiv nga këshilli Evropjan, edhe pse nuk është kusht, pasi nuk është pjesë e raportit, por besoj se do të jetë argument më shum. Por argument më i madh për të gjith ne është se ligji është një nga ligjet e fundit strukturore në pjesën e reformave në gjyqësi, që të mundemi më pas të presim implementim praktik që të përmiroësohet gjendja në gjyqësi” – u shpreh Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Marketing