Ohri është pasuria jonë më e madhe dhe duhet të përkujdesemi të gjithë, pa dallim nëse është kompetencë e pushtetit lokal apo qendror. Të gjitha projektet si plazh mediteran, tre zona zhvillimore turistike për shkak të Subrata Rojt, ski qendra, rruga ekspres Ohër- Shën Naum, Strugë- kufiri me Trenishtën, linja hekurudhore janë stopuar. Këtë e theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në seancën ku parashtrohen pyetje të deputetëve.

“Në bisedime me Bankën evropiane për rikonstruim dhe zhvillim pasi të përfundojnë të gjitha studimet dhe aspektet ekologjike, në pajtueshmëri me nevojat e Komitetit të UNESKO-s, atëherë edhe do të propozohen. Linja hekurudhore Kërçovë- Lin poashtu do të jetë në pajtueshmëri me indikacionet e UNESKO-s. Politikat e pushtetit lokal dhe qendror janë se megalomania në ndërtimin e Ohrit është stopuar”, ka thënë Zaev. Ai ka shtuar se çdo investitor që dëshiron të ndërtojë në Ohër dhe ka apetite megalomane, e njëjta nuk do të miratohet, njofton MIA.

Ai ka thënë se ka moratorium për projektet megalomane dhe do t’i përmbahen asaj, konform udhëzimeve të UNESKO-s dhe jo pse është vetëm vullnet i pushtetit lokal dhe qendror.

“Ndërtimi i Ohrit duhet të vazhdojë pasi mund ta zmbrapsim në zhvillimin e saj. Gjithë ajo që paraqet ndërtim normal, në pajtueshmëri me planet në Ohër, mes tjerash nënkupton rritje të zhvillimit të qytetit, duke u nisur nga liqenet”, ka shtuar Zaev duke paralajmëruar se këto politika dëshirojnë t’i aplikojnë tërësisht edhe në Strugë.

Artikulli paraprakOSMANI: Ndihma norvegjeze do të jetë kontribut i rëndësishëm për zbatimin efikas dhe në kohë të reformave prioritare
Artikulli tjetërZaev: Kriza politike ndikoi ndaj parametrave ekonomikë