Zaev: Morëm datë të pastër për fillimin e negociatave, skriningu fillon rreth 20 korrikut

Kryeministri Zoran Zaev sonte deklaroi se Maqedonia mori datë të pastër për fillim të bisedimeve me BE-në dhe se rreth 20 korrikut, me vizitë të eurokomisarit Johanes Han, do të fillojë procesi i skriningut sipas kapitujve.
Zaev, i cili në Bruksel merr pjesë në procesin Kran Montana, tha se Maqedonia është e përgatitur për bisedime dhe se gjithçka që bëhet në reformat në gjyqësi, në media, në administratën publike, në siguri, është plotësisht e koordinuar me Komisionin Evropian dhe me Delegacionin Evropian.

Marketing

Kryeministri është i bindur se ky vendim i Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së për dhënien e datës për fillim të bisedimeve në qershor të vitit 2019, është motivim i fuqishëm dhe na obligon të gjithë qytetarëve jo vetëm atë, administratën, por edhe qytetarët, gjykatësit, punonjësit në media, shërbimet e sigurisë… reformat të përfundohen me ekspeditivitet .

Pas konstatimit se e gjitha kjo nuk do të vlejë nëse qytetarët thonë “jo” në referendum për Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin me të cilin parashikohet emri i vendit të jetë Republika e Maqedonisë veriore, Zaev tha se javën e ardhshme presim të dhënat e para nga anketat e reja të opinionit publik.

Maqedonia nuk ka mundësi tjetër, sipas tij, Maqedonia ka nevojë, duhet dhe dëshiron të jetë anëtare e NATO-s dhe të ketë një proces negociimi të suksesshëm për t’u bashkuar me BE-në.

“Unë besoj tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë se do të jenë optimistë të mëdhenj se këto dy qëllime janë të arritshme”, tha kryeministri.

Zaev nesër në mëngjes do të ketë takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
“Nesër herët në mëngjes do të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg. Ajo që prisnim në Bukuresht në vitin 2008 do të merret më 11 dhe 12 korrik në Bruksel në Samitin e NATO-s, një ftesë për anëtarësim në NATO, i cili fillon me një periudhë shqyrtimi tre mujore dhe më pas një ftesë për t’u bashkuar me ratifikimin e protokollit shtete anëtare të NATO-s”, tha Zaev.
Lidhur me faktin se Maqedonia ka një problem me disa institucione, siç është Komisioni jofunksional i Antikorrupsionit, Zaev tha se ne duhet të kemi institucione funksionale.

“Është një sfidë për të gjithë faktorët që mbajnë përgjegjësinë, pavarësisht nëse janë pushtet apo opozitë, për të përveshur mëngët dhe për të marrë vendime në Maqedoni. Evropa na ka shtrirë dorën , ne të gjithë jemi të denjë për të. Ky është rezultat i punës gjatë gjithë këtyre viteve. Kam pritur ndoshta që ta udhëheq qeverinë kur të ndodhin këto gjëra”, tha kryeministri.

Lidhur me çështjen e korrupsionit dhe Komisionit të Antikorrupsionit,kryeministri u shpreh se po përgatitet një ligj i ri.
“Tani kjo varet nga ne, nga Maqedonia. Nuk ka asgjë më tepër për t’u ankuar. Askush nuk bllokon më. Evropa me konsensus është për ne dhe besoj se ne si qytetarë do të arrijmë këtë sepse ne të gjithë besojmë sinqerisht”, tha kryeministri Zoran Zaev.