Zaev: Ndërtimi i hidrosistemit Konsko realizim i nevojës afatgjate të qytetarëve

Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, kryetari i komunës së Gjevgjelisë  Sasho Pockov dhe përfaqësuesit e kompanisë turke “Adali Holding”, i cili është kryes i punëve  sot në fshatin nënmalor Konsko në Gjevgjeli me shtypje të përbashkët të butonit  e emëruan  fillimin e ndërtimit të hidrosistemit Konsko.

Marketing

“Gjithmonë më paraqet kënaqësi të veçantë kur Republika e Maqedonisë përmes Qeverisë angazhohet për investime të reja kapitale dhe objekte të cilat direkt kontribuojnë  për përmirësimin e cilësisë të jetës së qytetarëve, por kënaqësia  është ende më e madhe kur paralajmërohet  realizimi i dëshirës  dhe nevoja e qytetarëve të këtij rajoni që është e vjetër pothuajse 40 vite”, tha kryeministri Zaev në fillim të fjalimit të tij.

Theksoi se ndërtimi i hidrosistemit Konsko për qytetarët e komunës së Gjevgjelisë do të thotë realizim i nevojës së tyre afatgjate dhe dëshirë  për furnizim në kohë  me ujë të pastër dhe të shëndetshëm për pije,  ujë për furnizim i cili do të vjen deri te  sipërfaqet bujqësore fushat pjellore, deri te plantacionet dhe fermat, por edhe ujë për shpëtim në Liqenin e Dojranit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë theksoi Zaev, qëndron fuqishëm në përcaktimin e realizimit të investimeve të mëdha kapitale të cilat  do të sjellin përfitim  afatgjatë dhe të qëndrueshëm për qytetarët dhe zhvillim të ekonomisë.

Ndërtimi i këtij hidrosistemi paraqet punë infrastrukturore më të madhe në këtë rajon në 50 vitet e fundit dhe investim i cili do të ketë rol multifunksional.

Funksioni agroteknik kyç i hidrosistemit Konsko  do të sigurohet  në ujë të pastër për pije,  për ujitje të sipërfaqeve bujqësore me çka do të krijohen kushte të domosdoshme për zhvillim të bujqësisë konkurrente, rritje të prodhimeve për ushqim  dhe të zhvillimit ekonomik rajonal.

Përveç ujitjes, tha Zaev, ujërat e akumulimit Konsko do të shfrytëzohen  edhe për prodhimtarinë e energjisë elektrike, ndërsa plotësisht  ky liqen artificial  do të paraqesë  përmbajtje të re  në ofertën turistike lokale në komunën e Gjevgjelisë dhe do të krijojë kushte për zhvillim të turizmit, peshkimit, rekreimit dhe sportit.

“Me atë direkt do të ndikojmë  në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve nga tërë ky rajon”, tha Zaev dhe ka apeluar deri te popullata lokale t’u ndihmohet kompanive turke, sepse Turqia është mik i madh i Maqedonisë.

“Furnizimi me ujë si degë ekonomike është një nga më të rëndësishmet dhe paraqet bazë për zhvillim të bujqësisë moderne dhe fushave tjera  nga vlera vitale për zhvillim të ekonomisë në Maqedoni, tha në fjalimin e tij ministri i Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe theksoi se  si Qeveri gjithmonë  jemi fokusuar dhe punojmë  në të gjitha projektet të cilat ishin tërësisht të prekura me qëllim që të sigurohen kushte për prodhimtari bujqësore më cilësore, të ardhura më të mëdha të bujqve dhe rritje më të madhe ekonomike  të shtetit.

“Diga Konsko është një nga  investimet më të mëdha të kapitalit në bujqësi në dhjetë vitet e fundit dhe një nga investimet më të mëdha në rajon me vlerë të jashtëzakonshme për banorët e këtij rajoni, si dhe për tërë Maqedoninë”, tha Nikollovski.

Diga Konsko është me investim të tërësishëm prej 2,4 miliardë denarë të siguruara nga buxheti i MBPEU-së përmes Programit për zhvillim rural. Ajo do të sigurojë ujë për ujitje veçanërisht  në periudhën e thatë kur është më e nevojshme.

Për momentin prej 12.326 hektarë të mundshme  në këtë rajon, mezi ujiten  2.632 hektarë  që më realisht  vetëm 1.500 hektarë.

“Me zgjidhjen e re teknike përmes ndërtimit të këtij hidrosistemi do të gjejmë zgjidhje për ujitje për mbi 8.000 hektarë sipërfaqe bujqësore nga rajoni përkatësisht për pesë herë do të rriten  sipërfaqet  e ujitjes  që është qëllimi kryesor i Qeverisë”, theksoi Nikollovski dhe potencoi se  si Ministri resore intensivisht  do të punojnë në realizimin e projekteve tjera nga fusha e furnizimit me ujë në Maqedoni.

Në emër të kryesit të punëve, kompania turke “Adali Hollding” dhe nënkryesi “Serka Taahut Inshaat” mbajti fjalim Shefki Adali i cili tha se  ky është ndërtimi i tyre i parë i një objekti në Maqedoni, prejse vendi juaj para disa ditëve mori ftesë për anëtarësim në NATO dhe BE me çka tha se shpreson  se edhe më tutje do të ndalen në këtë rajon dhe se do të punojnë në realizimin e projekteve tjera në vendin tuaj.

Në hidrosistemin diga Konsko theksoi se do të punohet  sipas planit dhe se të gjitha punët ndërtimore do të përfundojnë në afatin e parashikuar.

Ndryshe vlera e trupit të digës Konsko do të arrijë 80 metra me sipërfaqe  të rezervuarit  prej 21 milionë metra kub ujë.

Marketing