Komisioni për çështje kushtetuese në Kuvend filloi debatin për inicimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës.

Në komision u paraqitën të gjithë anëtarët përfshirë edhe ata të opozitës. Shumica mbivotoi opozitën e cila kundërshtoi rendin e ditës.

Në ekspozenë e tij, kryeministri Zoran Zaev foli për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e konsensusit brenda-parlamentar me qëllim realizmin e aspiratave të Maqedonisë, integrimet në NATO dhe BE.