Zaev në Bruksel në forum dhe takim me Tuskun

Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin Kran Montana në Bruksel, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk.

Takimi duhet të mbahet në orën dy pasdite, para fillimit të takimit të Këshillit të Evropës.

Vizita e Zaevit pason pas vendimit të pardjeshëm të Këshillit të BE-së, që Maqedonia të fillojë negociata për anëtarësim në qershor të vitit 2019.