Zaev në Bruksel, takohet me Borel dhe liderët nga Ballkani perëndimorë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot udhëton për Bruksel ku sonte, me ftesë të nënkryetarit të Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë të BE-së Zhozep Borel, do të merr pjesë në darkën e përbashkët të punës me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor ku do të diskutohet për çështjet aktuale për rajonin në kontekst të avancimit të vendeve në procesin për pranimin e tyre në BE.

Marketing

Para darkës, Kryeministri Zaev do të realizojë takim të shkurtër me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë të BE-së Zhozep Borel.

Kryeministri Zaev këtë vizitë të institucioneve të BE-së në Bruksel do ta përfundojë nesër pas takimit me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel.