Zaev në FB: Është koha për vendim!

Me marrëveshjen është mbrojtur identitetin i Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë hyjnë me krenari në NATO dhe BE. Është koha për vendim! Ecim përpara në NATO dhe BE, shkroi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Marketing

Postimi është pjesë nga fushata qeveritare për referendumin e vjeshtës, në të cilin qytetarët duhet të prononcohen për Marrëveshjen e Prespës, me të cilin zgjidhet kontesti për emrin me Greqinë dhe hapet rruga e vendit drejt NATO-s dhe BE-së.

Në kuadër të fushatës janë publikuar edhe disa video-klipe me të cilat sqarohen përfitimet e marrëveshjes.

Paraprakisht, Qeveria në ueb faqen e saj publikoi tekst me fakte për Marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e kontestit Maqedoni – Greqi për emrin dhe për partneritetin strategjik, në të cilin në 10 pika janë përmbajtur beneficionet për Maqedoninë dhe qytetarët e Maqeedonisë nga marrëveshja. Drejt tekstit është shfaqur edhe linku drejt tekstit të plotë të marrëveshjes në gjuhën maqedonase.

Në tekst si përfitim i parë theksohet se bëhet fjalë për Marrëveshje për të ardhmen e Maqedonisë, se me marrëveshjen është mbrojtur identiteti i Maqedonisë, se është mbrojtur gjuha maqedonase, shtetësia është maqedonase tani dhe në të ardhmen, himni, stema dhe flamuri nuk ndërrohen, ndërsa mbeten edhe kodet e pranuara dhe të njohura ndërkombëtarisht MK-MKD. Mes 10-të pikave janë edhe se marrim ftesë për NATO me çka vendi do të bëhet vendi i 30-të anëtar, se do të fillojmë negociata për anëtarësim në BE, për çka bisedimet janë në vijim, si dhe se marrëveshja garanton miqësi dhe bashkëpunim Maqedoni-Greqi dhe se më nuk ka FYROM.

Për tekstinv “sot shkruajnë edhe mediat greke. Gazeta “Katimerini” me titullin “Zaevi hartoi 10 pika nga Marrëveshja e Prespës, që i konsideron si fitore diplomatike i përmend një nga një secilën nga pikat dhe thekson se janë pjesë e orvatjeve për bindjen e opinionit që të votojë për marrëveshjen në referendumin e ardhshëm të caktuar për më 30 shtator. Me këtë rast, gazeta thekson se kjo marrëveshje është përfundimtare për zgjidhjen e kontestit Maqedoni-Greqi rreth emërimit dhe strategjisë për bashkëpunim mes dy vendeve.

CNN-Greqi del me titull “Dhjetë pikat e referendumit nga Marrëveshje e Prespës me fokus Maqedoninë në vigjilje të referendumit ku theksohet në tekstin e internet faqes qeveritare me 10-të pikat, që përshkruhen si “fitore diplomatike” e vendit. Në tekst theksohet se qeveria e Maqedonisë përballë referendumit është në fushatë të përforcuar e cila është e fokusuar në aspektet pozitive të Marrëveshjes së Prespës. Një nga një janë numëruar secila nga pikat me elaborim.

“Mes tjerash, të karakterizuara si marrëveshje për të ardhmen, flet për mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës “maqedonase”, sqarohet se ata nuk do t’i ndryshojnë himnin, flamurin dhe stemën, me potencim në hapjen e negociatave inkuadruese me BE-në dhe ftesën për anëtarësim në NATO”, thekson CNB Greqi.

Organizata joqeveritare QMBN javën e kaluar publikoi rezultate nga sondazhi për hetim të qëndrimeve të opinionit për referendumin sipas të cilit vetëm tre për qind e qytetarëve të Maqedonisë e kanë lexuar tërësisht marrëveshjen e Prespës