Zaev në kongresin e partisë: Me udhëheqësinë e re investojmë në shëndetësi dhe kuadër mjekësor!

“E kemi rritur pensionin, e kemi rritur ndihmën sociale për 300%, kurse papunësinë e kemi ulur në vlerën rekorde më të ulët nga pavarësia deri më tani”.

Marketing

Kështu lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka filluar fjalimin e tij në kongresin e 26-të të partisë. Ka deklaruar se asnjëherë si më parë nuk ka pasur subvencione më të mira se sa tani për bujqit, ndërkaq ka përmendur edhe shfuqizimin e taksës radiodifuzive.

“Vendosëm tarifë të lirë të rrymës dhe kthim të një pjese të TVSH-së për persona fizik”, shtoi më tej ai, transmeton TV21.

“E kemi rritur pagën minimale, nga 9 mijë në 14.500 mijë. Kurse sot ajo kap vlerën 15.200 denarë”.

Ka deklaruar, se me subvencionet e ndara gjatë pandemisë së Covid-19, “është arritur me sukses të ruhen vendet e punës”.

“Me udhëheqësinë e re do të investojmë më shumë në shëndetësi, në kuadër mjekësor”, tha Zaevi.