Zaev në Nju Jork në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev nga e hëna deri të shtunën do të qëndrojë në Nju-Jork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e 74-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nesër,. sipas burimeve greke do të realizohet edhe takimi Zaev-Micotakis. Ky do të jetë takim i parë i kryeministrave të të dyja vendeve, pasi Kirijakos Micotakis fitoi në zgjedhjet në Greqi në fillim të korrikut të këtij viti. Në agjendën e kryeministrit Zaev është paraparë takim zyrtar me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, si dhe prania në pritjen me ftesë të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe bashkëshortes Melania me rastin e mbajtjes së Asamblesë së përgjithshme të KB-së. Fjalimi zyrtar i kryeministrit Zoran Zaev në Asamblenë e përgjithshme të KB-së është paraparë të jetë të shtunën në sesionin e paraditës. Në përbërje të delegacionit qeveritar, siç njoftoi sot shërbimi qeveritar për shtyp, do të jenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Marketing

Ministrat do të marrin pjesë në punën e forumeve në kuadër të katër samiteve të cilat këtë vit i dedikohen ndryshimeve klimatike, qasjes universale deri te shërbimet cilësore shëndetësore, qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe financimit të tij.