Zaev në OKB: Marrëveshja e Prespës, shembull për fuqinë e dialogut

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në sesionin plenar të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, përkujtoi se Marrëveshja e Prespës , bashkë me Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, e përshpejtoi integrimin tonë në NATO dhe i mënjanoi pengesat më të mëdha për integrimin tonë në BE.

Marketing

“Besojmë se Marrëveshja e Prespës është shembull i dukur për fuqinë e diplomacisë dhe dialogut dhe se është shembull i dobishëm për shumë çështje të hapura”, potencoi Zaev.

Duke u përqendruar në njërën prej temave qendrore të kësaj asambleje – ndryshimet klimatike, kryeministri potencoi se është i nevojshëm realizim i konkludimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe ta njohim dhe ta pranojmë ndikimin e ndryshimeve klimatike si kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në botë dhe pasojat shkatërruese nga këto ndryshime tek njerëzimi. Si vend partner aktiv i koalicioneve ndërkombëtare kundër terrorizmit Qeveria do të vazhdojë të kontribuojë drejt përpjekjeve multilaterale për luftë kundër terrorizmit, si dhe në ballafaqimin edhe me një sfidë bashkëkohore – emigrimet masive.

Kryeministri Zaev në përfundimin e fjalimit të tij theksoi se avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia dhe sundimi i së drejtës mbeten shtyllat bazike të vlerave dhe veprimit të Kombeve të Bashkuara dhe se mosndëshkimi i përhapur dhe mungesa e llogaridhënies, na përkujtojnë se ende ka shumë për të punuar në këtë sferë edhe atë në nivel nacional, rajonal dhe global.

Marketing