Zaev në ora 11 do të dorëzojë programin dhe përbërjen e qeverisë së re

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot në ora 11:00 do t’i dorëzojë deri tek Kuvendi propozim qëndrimin e Qeverisë së re dhe programin për punën e saj.

Marketing

Parashtrimi i propozim qëndrimit të kabinetit të ri qeveritar vijon pas tërheqjes së deputetëve të cilët do të jenë ministra të ardhshëm dhe verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj të cilët erdhën në vendet e tyre në dhomën ligjvënëse.

Qeveria e re që do ta kryesojë lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të ketë 19 ministra, në vend 26 deri më tani.

LSDM-ja do të ketë 11 ministra, nga të cilët tetë me dikaster dhe tre zëvendëskryeministra të cilët do të propozohen si ministra pa dikaster me kompetenca të caktuara.

Përveç Zaevit si kryeministër, anëtarë të Qeverisë do të jenë edhe Lupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi, Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrohtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Mila Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Johada Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheq Arijanit Hocha nga Besa, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes lokale edhe në Qeverinë e re.

BDI në Qeveri do të ketë gjashtë anëtarë, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmi Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të jetë Jeton Shaqiri.

Zaev e mori mandatin nga presidenti Stevo Pendarovski më 13 gusht, pas çka pati afat deri më 2 shtator për dorëzimin e propozim qëndrimit dhe programin e Qeverisë.

Sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjore, në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, Qeverinë e përzgjedh Kuvendi me shumë të votave nga numri i përgjithshëm të votave.

Koalicioni qeveritar që e përbëjnë LSDM-ja dhe partitë tjera të koalicionit “Mundemi” BDI dhe PDSH në Kuvend kanë shumicë parlamentare prej 62 deputetëve.

Marketing