Zaev: Në qershor ose korrik marrim dritë të gjelbër për fillimin e negociatave

Këtë verë, në qershor ose korrik vendi do të merr dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE-në, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Marketing

Lidhur me zërat nëse do të marrim datë për negociata në qershor pas raportit të KE-së, ndoshta në vjeshtë për shkak të ndodhive në BE ku këtë muaj mbahen zgjedhje për Parlamentin Evropian, por edhe lidhur me vërejtjet për vijimin e proceseve reformuese në vend, Zaev ka thënë se reformat janë zbatuar maksimalisht, gjithçka që është vizatuar në Planin 18, ndërsa më parë e miratuar nga KE është e përfunduar. Shton se mbetet Ligji për Prokurorinë publike për të cilën beson se ka progres dhe se së shpejti do të vërtetohet.

“Marrëveshja e Prespës dhe gjithë ajo që ndodhi në vendin tonë është me të vërtetë motiv serioz të ndodhë ajo që e presim, ndërsa do të ndodhë marrje e datës për negociata, vendim për fillimin e negociatave mes BE-së dhe RMV-së”, ka theksuar Zaev.

Ai tha se këto punë kuptohet varen edhe nga zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Zgjedhjet përfundojnë më 26 maj, ndërsa BE më 29 të këtij muaji e liferon dhe e publikon raportin, me çka ai shkon në miratim në Parlamentet nacionale të shteteve anëtare ku është e paraparë procedurë e këtillë.

“E mundur është të ndodhë në qershor- korrik, këtu të zhvendoset, por në asnjë rast për shkak neve, në asnjë rast për arsye tjera, përveç asaj se këtë vit po tani ndodhin zgjedhjet në Parlamentin Evropian”, ka shtuar ai.

Shtoi se jo vetëm që do të ketë vendim pozitiv për fillim të negociatave me BE-në këtë verë, por se vendi duhet të jetë krenar që llogaritet si shembull për zgjidhjen e kontesteve sipas së cilës duhet të udhëhiqen edhe tjera që duan të tejkalojnë çështje të caktuara të pazgjidhura.

Marketing