Zaev në takim me kancelaren MERKEL

Kryeministri Zoran Zaev sot në kuadër të vizitës dyditore në Gjermani do të ketë takime me kancelaren Angela Merkel ku një nga temat kyçe do të jetë data për fillim të negociatave me BE-në që duhet të konfirmohet edhe në samitin e ardhshëm të liderëve të Unionit më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.

Marketing

Siç ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar, Zaev në takim do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.

Para takimit të sotëm me Merkelin, kryeministri Zaev mbrëmë në takim me biznesmenët në Berlin ka porositur se anulimi i fillimit të negociatave me BE-në për vendin do të ketë pasoja negative, do ta sjell në pikëpyetje stabilitetin e koalicionit qeveritar por edhe do ta ushqej ultranacionalizmin. Zaev ka thënë se Qeveria pret hapjen e negociatave qasëse me BE-në në qershor siç është e shkruar në konkluzat e Këshillit të BE-së nga viti i kaluar.

“Konsiderojmë se meritojmë vendim bazuar në të arriturat. Anulimi i atij vendimi do të konsiderohet si negativ dhe do të ketë efekte negative. Çfarëdo vendimi përveç asaj për hapjen e kapitujve për negociata do të ndikojë në proceset e brendshme politike dhe do ta vë në pikëpyetje stabilitetin e koalicionit qeveritar. Do ta ngjall dëshpërimin tek qytetarët, do ta pengojë implementimin e Marrëveshjes së Prespës dhe do të sjell dëm në dinamikën e reformave”, ka thënë Zaev.

Parlamenti gjerman javën e kaluar e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, por gjatë debatit deputetët gjermanë hyrjen e vendit në Aleancë e lidhën me datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Edhe pse debati për raportin e Komisionit Evropian duhet të mbahet në seancë të veçantë, megjithatë disa nga deputetët kanë vërejtje se ai debat po shtyhet.

Ratifikimin për anëtarësimin e kundërshtuan Alternativa populiste për Gjermaninë (AFD) dhe e Majta, informon Dojçe vele. Petër Bistron nga AFD e uroi vendin për mbylljen e Rutës ballanike për refugjatët në vitin 2016, por tha se partia e tij do të votojë kundër anëtarësimit në NATO sepse ka “problem të madh me korrupsionin”, ndërsa Ballkani është vetëm periferi e Evropës.

Deputeti nga të Gjelbrit opozitarë, Jirgen Tritin vlerësoi se rreth fillimit të negociatave ka përleshje edhe në vetë qeverinë.

“Kancelarja është kundër, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme angazhohet që të fillojnë negociatat. Koalicioni nuk mund të arrijë pajtueshmëri për këtë çështje, deklaroi ai. CDU e kancelares Angela Merkel dhe socialdemokratët e SDP-së, të cilëve iu përket ministri i Punëve të Jashtme Hajko Mas e përbëjnë koalicionin qeveritar.

Personalisht besoj se është i mundur vetëm një vendim – fillim i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë për anëtarësim në BE sipas rekomandimit të Komisionit Evropian, theksoi kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Stevo Pendarovski në Bruksel.

“Si kryesues i Këshillit Evropian nuk dua të prejudikoj. Keni bërë gjithçka që pritej nga ju, por të jem i sinqertë – nuk janë të gatshme të gjitha vendet anëtare të BE-së që të sillet vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim në ditët e ardhshme. Pyetja është jo “nëse”, por “kur” do të fillojnë. Jam i kujdesshëm për këtë pyetje sepse e di se ndonjëherë arritja e konsensusit mes 28 vendeve anëtare zgjat më shumë se sa që do të dëshiroja unë. Por, nuk ka dyshim se vendi i vendit tuaj dhe i rajonit është në BE”, theksoi Tusk.

Marketing