Kryeministri Zoran Zaev nesër shkon në Romë në takim me kryetarin e Qeverisë italiane, Xhuzepe Konte, pas çka do të shkojë për Bruksel ku do të marrë pjesë në darkën lamtumire të punës të përfaqësues së lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së Federika Mogerini me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zaevi udhëton në Romë me ftesë të Kontes, i cili pas mbledhjes së Këshillit Evropian në Bruksel në të cilin ishte prolonguar vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi se do të kërkojë hapjen e sërishme të çështjes për zgjerim të BE-së në nëntor.

Zaevi javën e kaluar në një intervistë televizive konfirmoi se me Konten do të bisedojnë për zgjerimin që duhet të jetë temë e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK), të paralajmëruar për më 19 nëntor.

Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte, pas takimit të liderëve evropianë në Bruksel në të cilin nuk ishte sjellë vendim për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, vlerësoi se ai është gabim historik. Paralajmëroi se do të kërkojë që të përmirësohet gabimi dhe përsëri të bisedojë për datën e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tashmë në nëntor./mia

Artikulli paraprakVrasja e Al Baghdadit, Trump: Do t’i publikojmë pamjet
Artikulli tjetërMajlinda e katërta në renditjen botërore të xhudos