Zaev: Në takimin e liderëve pres të caktojmë datën e mbajtjes së referendumit

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e liderëve që sot pritet të mbahet në Klubin e Deputetëve, në tavolinë si temë do ta vendos referendumin, që sipas marrëveshjes me Greqinë duhet të implementohet deri në muajin tetor.

“Nga takimi i liderëve pres që ta definojmë temën e referendumit. Kjo do të thotë që duhet ta caktojmë datën për mbajtjen e referendumin, ta definojmë pyetjen e referendumit, karakterin e referendumit, Komisionin Shtetëror Zgjedhorë dhe gjithçka që ka të bëj me referendumin. Pres që të gjithë të tregojmë se vërtetë jemi për BE dhe NATO dhe që jemi për sigurim të ardhmërisë së Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve tanë”, tha Kryeministri Zaev.