Zaev: Në tetor do të marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në

Kryeministri Zoran Zaev beson se Maqedonia e Veriut do të shënoj progres në proceset euroatlantike.

Marketing

Ai është 99 për qind i sigurt se në tetor Maqedonia e Veriut do të marrë datën për fillimin e negociaave me BE-në. “ Me BE-në do të fillojmë negociatat ndërsa anëtarësimi në NATO është punë e përfunduar”, është shprehur Zaev në një intervistë për “Fokus”.

Kryeministri ka komentuar edhe zërat të cilat kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Zgjedhjet e parakohshme janë joproduktive dhe destruktive aktualisht për vendin dhe qytetarët e saj”, është shprehur ai.