Zaev: Në Tetovë LSDM do të mbështesë LSDM-në! Me shumë gjasa zgjedhje më 31 tetor, reagon DPMNE: Shkelet Kushtetuta

Gjatë kësaj jave, Kryeministri Zoran Zaev do të ketë takim me partnerin e tij të koalicionit, Ali Ahmetin, me çka do të konfirmohet dalja e përbashkët e LSDM dhe BDI në zgjedhjet lokale. Ai tashmë ka biseduar me liderin e Besë, Billall Kasamin dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin. Thekson se pjesa më e madhe e mbështetjes do të jetë që në rrethin e parë. Pyetjes se kë do të mbështes LSDM në Tetovë, Besën apo BDI-në, ai tha se do të dalin me kandidat të tyre.

Marketing

“LSDM do ta mbështes LSDM-në. Atje kemi tre partnerë koalicioni të cilët me siguri do të dalin me kandidatë të tyre. Udhëheqësia jonë komunale thotë se edhe ne duhet të dalim. A do të dalim edhe ne me kandidat apo jo, nuk mund të zgjedhim ndonjërin prej partnerëve të koalicionit, është e logjikshme që ta dalim me kandidat tonë, secili të shkojë me kandidat të vetin në ambiente të tilla që në rrethin e dytë kur të mbetet një parti opozitare dhe njëra nga partitë tona në pushtet, normalisht dhe është e logjikshme që do të mbështesim partitë në pushtet për shkak se kemi koalicion qendror”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev njoftoi se data e zgjedhjeve me shumë gjasa do të jetë 31 tetori dhe tha se po përgatitet zgjidhje ligjore për zgjatjen e mandatit të kryetarëve të komunave.

“Kemi arsye për prolongim të zgjedhjeve, që sigurisht është regjistrimi i popullsisë që zbatohet në shtator. Nuk duam që fushata të përputhet me Regjistrimin e popullsisë dhe sigurisht arsye për prolongim është edhe pandemia. Andaj nëse nuk ndryshohet kjo, me ligj zgjedhjet duhet të jenë deri më datë 17 dhe në fakt kemi përputhje të fushatës dhe regjistrimit. Propozimin është nga partitë, do të prononcohet të gjithë, por në përgjithësi është 31 tetori nëse ato pajtohen”, shtoi Zaev.

Me reagim ekspres doli VMRO-DPMNE-ja, Zaev pa marrëveshje përmendi datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Kushtetuta është mbi të gjithë edhe në këtë shtet. Zaev duhet të ndalojë me shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë e cila qartë konfirmon se mandati i kryetarëve të komunës skadon para datës që Zaev e ofroi si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Përkatësisht në përputhje me Kushtetutën, zgjedhjet lokale duhet të mbahen deri në mes të tetorit. Nëse argument i tij është Regjistrimi i popullsisë, atëherë Zaev mund ta prolongojë Regjistrimin për në muajin nëntor dhe me këtë do të respektohet Kushtetuta”, theksoi Marija Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët thonë se në përputhje me Kushtetutën, zgjedhjet duhet të mbahen më terminin e rregullt.

“Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen me datën 17 tetor dhe kjo datë është propozim i yni. Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të fitojë në zgjedhjet kurdo që të mbahen ato. Nuk shohim asnjë arsye për anulimin apo shtyrjen e datës, por po ashtu as edhe paralajmërimet për situatën me pandeminë nuk shkojnë në favor të shtyrjes së zgjedhjeve”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Përndryshe, Zaev paralajmëroi mundësinë që në zgjedhjet lokale të shkohet me lista të hapura. Propozimi është të ketë prag prej më së paku 3%, që do të thotë nëse janë 16 mijë votues, pragu do të jetë më së paku 500 votues dhe në atë rast preferenca do ta ngrit më lartë kandidatin. Tani për tani për këtë gjë ka marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së, por pritet që të prononcohen edhe partitë më të vogla.

Marketing