Zaev: Nëse BE dëshmon solidaritet, vaksina mund të arrijë në janar në RMV

Kryeministri, Zoran Zaev, kërkon më shumë solidaritet nga vendet e BE-së sa i përket vaksinës anti Kovid që Maqedonia e Veriut të mund të sigurojë dozat e para të vaksinës gjatë muajit janar. Ai kërkon që 5% e vaksinave me të cilat janë furnizuar vendet e BE-së ta ndajnë me Ballkanin perëndimor.
“Ajo që reagojmë për momentin është se dërgesat e para të vaksinave në vendet anëtare të BE-së kanë arritur, diku 10 mijë diku 15 mijë 7 mijë, apo 20 mijë, varësisht nga madhësia e vendeve, dhe ato kanë nisur vaksinimin e qytetarëve. Dhe derisa zgjat procesi ditët kalojnë dhe do të arrijnë edhe dërgesat e dyta, ndërsa ende nuk na kanë arritur dërgesat e para, prandaj kërkuam 5% nga ajo që e posedojnë vendet anëtare ta ndajnë me Ballkanin perëndimor.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Kryeministri po ashtu theksoi se Ministria e Shëndetësisë nga kompania “Fajzer” ka siguruar dërgesën e parë prej 5 mijë e 850 vaksinave nga gjithsej 800 mijë për sa janë dakorduar.
“Diçka më pak se 6 mijë vaksina janë siguruar nga “Fajzer” dhe derisa ato do të shfrytëzohen do të arrijë edhe pakoja e dytë dhe e tretë.”,- theksoi Zaev.
Zaev paralajmëroi edhe fushatë për vaksinim, ndërsa theksoi se edhe ai do të vaksinohet.
Marketing