Zaev: Nëse nuk ka bashkëpunim, do ta bllokojmë aplikacionin Telegram

Edhe kryeministri Zoran Zaev ka reaguar për rastin “Dhoma Publike”. Zaev përmes një reagimi në facebook ka shkruar se në rast se rrejti social Telegram nuk bashkëpunon me Qeverinë, atëherë do të shqyrtohet mundësia e bllokimit të këtij aplikacioni në vendin tonë. Zaev tha se qëllimi i vetëm është që të mbyllet grupi dhe të identifikohen personat që kanë shpërndarë fotografi eksplicite të grave dhe të miturave.

Marketing

“Kemi dërguar kërkesa kategorike deri tek rrjeti social Telegram, që ta fshij grupin “Dhoma Publike” dhe ne nuk do të ndalemi së insistuari në ato kërkesë deri në përmbushjen e plotë. Nëse aplikacioni Telegram nuk mbyll grupin “Dhoma Publike”, ku shpërndahen përmbajtje private dhe pornografike të qytetarëve tanë, si dhe pornografi e fëmijëve, ne do ta shqyrtojmë mundësinë për të bllokuar ose kufizuar përdorimin e këtij aplikacioni në Maqedoninë e Veriut derisa të fillojnë të bashkëpunojnë me ne, me qëllimin e vetëm të mbylljes së plot të grupit problematik si dhe të na ndihmojnë të zbulojmë identitetin e atyre që shpërndajnë fotografi dhe kryejnë vepra penale”, ka shkruar kryeministri Zaev.