Zaev nga Orizarja: Presidenti i shtetit nuk zgjidh probleme lokale, me mbështetjen e tij shkohet më shpejtë përpara

Ne ndërtojmë një koncept, i cili quhet shoqëri civile, ku të gjithë kemi për qëllim të jemi të barabartë, porositi kryetari i LSDM-së dhe kryeministër, Zoran Zaev në takimin e sontëm me banorët e fshatit Orizare të Velesit.

Marketing

Ai theksoi se ky fshat meriton vëmendje të veçantë pasi banorët e tij kanë ditur në momente të rëndësishme të japin mbështetje për opsione progresive dhe ju bëri thirrje atë ta bëjnë edhe më 5 maj në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Vetëm me unitet, mund t’i zgjidhim problemet, që të ketë arsim, shëndetësi dhe mjedise më të zhvilluara lokale dhe më të mira, por që të ndodh kjo shteti duhet të shkojë Përpara. Kjo mundësohet vetëm përmes integrimeve të filluara euro-atlantike. Presidenti i shtetit nuk zgjidh probleme për ujësjellës, kanalizime dhe rrugë, por pa mbështetjen përpara shkohet më me vështirësi. Kemi kandidat i cili do të jetë aleat në proceset dhe jo bllokues si deri më tani. Kam ardhur të kërkoj mbështetje për kandidatin presidencial Stevo Pendarovski. Jepeni mbështetjen për Stevo Pendarovskin dhe të vazhdojmë sa më shpejtë Përpara”, bëri thirrje kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev nga fshati Orizare.