Sot është një ditë me e mirë për Maqedoninë, më shumë perspektivë dhe ditë më të mira për Maqedoninë po vijnë. Kemi një marrëveshje historike mes Greqisë dhe vendit tonë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM-as, por maqedonas.

Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas të veriut, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës. Më parë do të ratifikohet në Kuvend e më pas do të shkoj për firmë në Presidencë dhe më pas do të ketë dhe aprovimin e popullit me anë të një referendumi. E njëjta do të aprovohet edhe në Kuvendin e Greqinë.

Arrihet marrëveshja me Greqinë për emrin

Publiée par Alsat-M.TV sur Mardi 12 juin 2018