Kryeministri Zaev gjatë pyetjeve nga ana e deputetëve premtoi se nga 1 Janari i 2019-tës, Qeveria do të mundësojë shërim spitalor pa pagesë për të gjithë qytetarët e vendit. Pos këtij premtimi Zaev u zotua edhe njëherë se nga viti i ardhshëm pagat e mjekëve specializantë do të rriten deri në 100.000 denarë.

Cak që ne kemi vendosur në shërndetësi është që gjithashtu që nga 1 janari ta përfshijmë mjekimin shëndetësor pa pagesë për të gjithë qytetarët. Deri tani kemi pasur kapacitet që këtë ta bëjmë për fëmijët e atyre që pranojnë ndihma sociale. Jam i bindur se kështu si e çojmë punën, nga 1 janari 2019, edhe mjekimi pa pagesë do të përfshihet dhe rroga, gjegjësisht të ardhurat neto të mjekëve specialistë, të jetë 100 mijë denarë – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

evn