Zaev: Nuk do të thërras takim liderësh

Nuk do të ketë takim të liderëve partiak. Kryeministri Zoran Zaev i cili dje paralajmëroi se do ta thërret nëse këtë se bën presidenti, sot njoftoi se ka ndërruar mendje pak kohë para se të njoftojë thirrjen e takimit, pasi kishte lexuar reagimin dhe kushtet e liderit opozitar në profilin e tij në Facebook.

Marketing

Zaev fillimisht kritikoi akuzat që Mickoski i adresoi ndaj presidentit Pendarovski duke thënë se ai nuk meriton një paraqitje të tillë dhe se ka qenë i barabartë për të gjithë liderët. Arsyeja përse nuk e thërret takimin, Zaev tha se janë kushtet dhe vlerësimet që ka numëruar Mickoski e me të cilat ai nuk pajtohet dhe nuk ka lënë hapësirë për çka të bisedohet.

“Kryetari i shtetit është kreu i piramidës politike të shtetit dhe duhet të gjithë ta respektojmë. Gjithmonë në paraqitjet e tij është shërbyer me neutralitetin e tij me shërbimin e bararabartë për të gjithë, por edhe kujdesin ndaj opozitës, pushtetit, partive më të vogla më të mëdha dhe nuk është sjellja adekuate që kështu dikush të vendoset para presidentit të shtetit. Sot pas qëllimit tim të njoftoj se do të thërras takim liderësh ku do të njoftoj për Bullgarinë, atë që diskutohet, cilat janë arsyet për këtë që ndodh, ku gjithçka ndodhi për shkak të emrit të shkurtër, vërtetë edhe pakënaqësisë nga implementimi i marrëveshjes, përfundimisht mora reagim nga shefi I opozitës i cili në facebook thotë po do të diskutojmë për Qeveri teknike, po do të diskutojmë për paaftësinë e sistemit shëndetësor, po do të diskutojmë për mossuksesin me Bullgarinë. Për çfarë të thërras takim liderësh. Unë nuk pajtohem aspak me këto konstatime”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryeministër.