Zaev: Nuk e ndërroj Katica Janevën, Mickovski po e bllokon të ardhmen për të mbrojtur kriminelët

Kryeministri Zoran Zaev dhe Mickovski në duelin që po zhvillohet sot në Kanal5 kanë debatuar për PSP-në.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka folur rreth Ligjit për Prokurorinë Publike duke shtuar se sot kanë dorëzuar propozim – amandamentin menjëherë pasi Qeveria i ka miratuar tre principet.

Marketing

Drejtësi për të gjithë dhe për secilin, drejtësi joselektive për grupe të caktuara njerëzish, respektimi i të drejtave të njeriut, ka përfunduar Mickovski, duke i replikuar Kryeministrit Zoran Zaev.

Nëse kjo Prokurori inkorporohet me të gjitha të drejtat e deritanishme, nuk është arritur qëllimi.
Kemi buxhet të varfër, dhe është më mirë që të bëhet pjesë e prokurorisë së përgjithshme. Ky është propozimi ka thënë Mickovski.

Nuk dorëzohem nga Katica Janeva dhe PSP ka replikuar Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Ai gjithashtu ka shtuar se dialogu vazhdon dhe më tej dhe duhet të arrihet konsensus që Ligji të votohet.

Parashtrohet pyetja nëse Mickovski dhe VMRO-DPMNE do ta bllokojnë sërish ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut vetëm e vetëm për të mbrojtur kriminelët, se a do të bllokohet vendi dhe të humbet shansi për të filluar negociatat me BE-në varet prej tyre, ka përfunduar Kryeministri Zoran Zaev.

Marketing