Zaev: Nuk është e vërtetë se Cërvenkovski do të formojë parti të re

Kryeministri Zoran Zaev, hedh poshtë zërat për formimin e një partie të re nga ana e ish liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovskit me personat e pa kënaqur nga LSDM-ja aktuale. Zaev ka theksuar se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Marketing

“Cërvenkovski nuk mund të jetë diçka tjetër përveç se LSDM dhe kjo është e qartë për të gjithë. Nuk besoj në tregime të tilla që po qarkullojnë në opinionin publik se kryetari Branko Cërvenkovski do të formojë parti të re. Kjo nuk është e vërtetë, por defintivisht duhet ta pyesni kryetarin Cërvenkovski, u shpreh Zaev gjatë vizitës së tij në Resnje.

Zaev, theksoi se Cërvenkovski është njëri nga themeluesit e partisë LSDM, dhe ka qenë kryetar i partisë për një kohë të gjatë, si dhe kryeministër i shtetit e kështu me radhë.

Marketing