Zaev: Nuk ka kompromis për qëllimet strategjike të Maqedonisë

Kryeministri Zaev pas përfundimit të takimit të liderëve bëri të ditur se ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me opozitën lidhur me referendumin dhe formimin e KSHZ-së.

Marketing

Ai tha se për qëllimet strategjike të Maqedonisë nuk do të ketë kompromis, gjegjësisht amnisti.

Zaev bëri të ditur se bisedimet vazhdojnë të dielën në mbrëmje ose të hënën.

“Biseduam për procesin që do të pason në vendin tonë, gjegjësisht për referendumin dhe formimin e KSHZ-së. Bisedimet do të vazhdojnë me opozitën, të dielën në mbrëmje ose të hënën. Qëllimet tona strategjike janë antarësimi i plotë i Maqedonisë në BE dhe NATO. Kompromise për qëllimet strategjike ska.As amnisti nuk do të ketë. Përsësis se pres që në takimin e liderëve të dakordohet edhe formimi i KSHZ-së”, ka deklaruar Zaev.