Zaev: Nuk ka marrëveshje me Gruevskin, presim që Hungaria ta ekstradojë

Kryeministri Zoran Zaev ka mohuar spekulimet se ka pasur marrëveshje politike me ish kryeministrin Nikollla Gruevski i cili ka ikur në Hungari. Zaev pret që ai të ekstradohet në Maqedoni dhe të vuaj dënimin prej dy viteve burg për rastin “Tanku”.

Marketing

“Jam i bindur se koha do të tregoj se Gruevski do të kthehet prapa dhe do të vuaj dënimin dhe do të del para gjyqit edhe për vepra tjera për të cilat është i dyshuar”, ka thënë Zaev.

Sipas tij, Gruevski është qyqar për shkak se më parë ka thënë se do të merr përgjegjësinë vetëm që persona tjerë të mos jenë në shënjestër, ndërsa tani ka ikur nga shteti.
“Dënimet duhet të mbahen, kështu që do të bëjmë gjithçka që është në duart tona që të kthejmë Gruevskin. Vetëm se kanë filluar disa procedura:, ka thënë Zaev.

Marketing