Zaev: Nuk ka sfidë që nuk mund ta mposhtim me mirësi dhe me dashuri

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mori pjesë në liturgjinë në manastirin “Shën Leontih” në fshatin Vodoça me rastin e festës së madhe krishtere “Shën Mëria e Madhe”.

Marketing

Me këtë rast kryeministri Zaev u uroi besimtarëve krishterë të cilët sot festojnë.

“Të plotësuar me gëzim, pas liturgjisë në nder të Shën Mërisë, e shfrytëzoj rastin t’ua uroj të gjithë krishterëve ortodoksë dhe të gjithë krishterëve në përgjithësi, festën e madhe të ‘Shën Mërisë së Madhe’. E festojmë me mirësi, me gëzim , me dashuri, sepse çdoherë kështu është festuar. Sipas kësaj e dimë festën dhe duhet çdo ditë të vazhdojmë të jetojmë, me mirësi, me gëzim, me dashuri. Nuk ka problem, nuk ka sfidë, që nuk mund ta mposhtim nëse inkuadrohemi me mirësi, me dashuri, me gëzim. Në emër të kësaj, ta jetojmë çdo ditë, të ndihmohemi, t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit, çdoherë duke u inkuadruar njëri me tjetrin me mirësi, me gëzim dhe me dashuri. Gëzuar festën e ‘Shën Mërisë së Madhe’”, ka thënë Zaev në urim.

Marketing