Zaev: Nuk kam komunikuar me Gruevskin

Kryeministrit Zoran Zaev ka deklaruar se nuk është e vërtet se ka komunikuar me Nikolla Gruevskin një ditë para se ai të arratiset nga shteti.

Marketing

“As që është e vërtetë, kjo i bie se ne së bashku jemi marrë vesh. Prej kur jam kryeministër, një vit e gjysmë, me Gruevskin nuk kam asnjë kontakt. Kontaktet e fundit ishin para se të ndodhin ngjarjet e 27 prillit.

Ishte në kuvend, kur biseduam për debllokimin e procesit, se është e qartë se ka shumicë dhe të mos e torturojmë shtetin dhe institucionet e saj. Këto ishin bisedat e fundit”, ka thënë Zaev, gjatë qëndrimit të tij në Strumicë.

Marketing