Kryeminsitri Zoran Zaev ka beret ë ditur sot se ende nuk është realizuar biseda e paralajmëruar telefonike me kryemisnitrin grek Aleksis Cipras për arritjen e marrveshjes rreth emrit.

Në rrjedhë e sipër janë bisedimet e grupeve të punës rreth disa detajeve teknike, ka deklaruar Zaev në Shtip.

Njëherit ai tha se tani për tani nuk dëshiron ti komentojë informacionet e mediave greke rreth propozimit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë burime jo zyrtare nga qeveria greke për mediat në Athinë janë shprehur se për momentin nuk ka mundësi që të arrihet një marrëveshje lidhur me kontestin e emrit.

“Qeveria e Maqedonisë nuk ka mundësi t’i përmbush ato të cilat janë marrë vesh në takimin e fundit në Bruksel ministrat e Jashtëm. Largohet mundësia që ditët në vijim të arrihet marrëveshje mes Shkupit dhe Athinës e bashkë me këtë edhe realizimi i bisedës telefonike mes kryeministrave, Zaed dhe Cipras, shkruajnë mediat greke.