Zaev: Nuk më shkon mendja që të ndikoj te gjyqtarët dhe prokurorët

Kryeministri Zoran Zaev iu përgjigj deputetit të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Jovanovski se pozitivisht e kupton thirrjen e tij që të ulet në tavolinë me liderin opozitarë Hristijan Mickoski që të gjejnë zgjidhje për situatën aktuale.

Marketing

“Vetëm me bisedë arrihet zgjidhje dhe unë jam për dialog. Kemi shumë ndarje në vend. Nuk më shkon mendja që të ndikoj ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por duhet të pajtohemi dhe të falim”, tha Zaev.

Ai potencoi se në takimet e liderëve pa kushte ka pranuar Qeverinë teknike para zgjedhjeve, në krye të KSHZ-së të jetë kuadër i opozitës dhe shumë të tjera.