Pavarësisht acarimeve brenda trupit për pajtim dhe integrim, kryeministri Zoran Zaev nuk i ka humbur shpresat për rritjen e numrit të deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Zaev beson se takimi i tij me Nikolla Todorov dhe Mitko Jançev, të dy të përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, do të ndikojë në tejkalimin e numrit 80 për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Besoj se në këtë fazë e cila përfundon me fillimin e seancës plenare më 1 dhjetor, por edhe fazën përfundimtare kur amendamentet do të diskutohen në publik dhe do të jenë versioni përfundimtar dhe amendimin ndaj tyre besoj se do të rritet numri prej 80 deputetëve, sepse numri i cili u sigurua atëherë ishte vetëm për votimin për qasje në ndryshime. Askush nuk mund të thotë se numri do të mbijetojë, por unë besoj sinqerisht se numri do të rritet”. – tha Zoran Zaev, Kryeministër

Zaev shpreh dëshirë që të merr pjesë në mbledhjet e trupit për pajtim dhe integrim. I pari i ekzekutivit pohon se nuk është i njoftuar për draft-ligjin për pajtim dhe integrim i cili është përgatitur nga anëtarët e trupit ndërpartiak parlamentar.

Me kënaqësi do të merrja pjesë në mbledhjet e trupit koordinues, që të njoftohem me të gjitha detajet. Përfaqësuesit e LSDM-së në atë trup nuk më kanë dhënë asnjë tekst, por e di që punohet dhe nëse ka diçka konkrete ata do ta komentojnë. Unë jam iniciuesi i procesit për pajtim dhe besoj sinqerisht në të. Kjo gjakosje dhe urrejtje e krijuar në shoqëri, duhet të përfundojë dhe bashkërisht të koncentrohemi në qëllimet strategjike si anëtarësimi në NATO dhe BE”. – theksoi Zoran Zaev, Kryeministër

Mbledhja e trupit për pajtim dhe integrim është caktuar për të mërkurën, ku jo zyrtarisht do të diskutohet për draft-ligjin për pajtim dhe integrim i cili përveç faljes së personave që nuk kanë kryer vepra penale në ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, parashikon edhe mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve reformuese. Dy mbledhjet e caktuara më parë u shtyn për shkak të “rrezikimit të procesit” siç e cilësuan deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja. Sipas tyre, arrestimi i ish shefit të DSK-së, Shasho Mijallkov ka qenë në kundërshtim me parimet e procesit të pajtimit. Nga ana tjetër, shumica vlerëson se procesi i pajtimit nuk mund të varet nga një person. Mijallkov dyshohet të jetë njeriu i cili ka bindur 8 deputetët e VMRO-DPMNE-së të mbështesin nismën për ndryshimet kushtetuese. Në momentin e arrestimit, ai ka qenë në takim me deputetët e lartpërmendur në hotel Merriot në qendër të Shkupit.