Zaev: Ofrojmë zgjidhje për qytetarët, shtetin dhe të ardhmen e përbashkët

Përmbushje të qëllimeve strategjike të vendit, ballafaqim me sukses dhe me efikasitet ndaj pandemisë globale të Kovid-19, rritje më dinamike ekonomike , institucione të fuqishme, sundim të ligjit dhe arsim bashkëkohor, premtoi kryeministri Zoran Zaev i cili sot me të gjithë ekipin qeveritar ishte tek presidenti, Stevo Pendarovski.

Marketing

Në deklaratë për media, Zaev tha se programi i Qeverisë së re ofron zgjidhje për atë që është e rëndësishme për të gjithë qytetarët, shtetin dhe të ardhmen e përbashkët.

“Ne kemi argumente të fuqishme për të bindur presidentin Stevo Pendarovski se na bashkon përkushtim i sinqertë dhe vullnet politik për të intensifikuar përmbushjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë, për të menaxhuar me sukses dhe me efikasitet pandeminë globale, energji e re dhe vendosmëri në krijimin e rritjes ekonomike më dinamike dhe institucione të fuqishme me rend, drejtësi dhe efikasitet, shtet të së drejtës dhe sundim të ligjit, arsim modern, anëtarësim aktiv në NATO, vullnet i fortë për fillimin dhe mbarimin e suksesshëm të negociatave për kapitujt e anëtarësimit në BE, bashkëpunim të mirë ndëretnik dhe ndërfqinjësor”, theksoi Zaev.

Ekonomia dhe rritja e përshpejtuar ekonomike, siç theksoi ai, janë një nga prioritetet e Qeverisë së re, ndërsa paralajmëroi reforma strukturore në administratën publike për ta bërë atë edhe më efikase.

“Reforma në institucione fillon saktësisht me përbërjen e kësaj qeverie. Do të ketë shtatë ministra më pak, për punë edhe më efikase në interes të qytetarëve. Vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës. Koha e pastrimit të gjyqësorit dhe sundimit të ligjit joselektiv, veting i plotë i zyrtarëve”, tha Zaev.

Në katër vitet e ardhshme, siç tha ai, plani është të hapim 80 për qind të procesit të negociatave, ndërsa në gjashtë vite ta përfundojmë plotësisht këtë proces.

Marketing