Tani është momenti që edhe opozita edhe pushteti të bëhen bashkë sepse bëhet fjalë për ardhmërinë e gjeneratave të reja, porositi kryeministri Zoran Zaev në tribunën e sotme “Për Maqedoni evropiane” e cila u mbajt në Dellçevë si pjesë e fushatës për referendumin për Marrëveshjen për emrin të caktuar më 30 shtator.

“I bëj thirrje edhe Hristian Mickoskit edhe qytetarëve, shteti është i përbashkët, pas kësaj çështjeje duhet të qëndrojmë së bashku, sepse investimi është tek gjeneratat e ardhshme të shtetit. Kemi përgjegjësinë që të sigurojmë këtë ardhmëri. Siç vendosëm në mënyrë konsensuale në vitin 1991 për Maqedoni të pavarur, tani duhet të vendosim që Maqedonia të ecë përpara dhe të jetë vend me të cilin do të krenohemi të gjithë”, citoi Zaev.

Ai para qytetarëve të Dellçevës tha se ka nderin që është në qytetin e revolucionarëve i cili para më shumë se një shekulli ka shprehur një prej thënieve më të mëdha dhe më të rëndësishme për maqedonasin – “Unë e kuptoj botën si një fushë për garë kulturore midis popujve.

“Ja, gjendemi para realizimit të kësaj ëndrre të përjetshme, ëndërr që të jemi të barabartë dhe të pranohemi nga mbarë bota, dhe të konkurrojmë në këtë garë kulturore”, tha kryeministri Zaev.

Të gjithë politikanët e Maqedonisë para meje, shtoi, ishin për Evropën, mos lejoni askush t’ju dalë me kundër argumente, nëse ka alternativë le ta thotë publikisht.

“Të gjithë paraardhësit e mi luftonin jo rastësisht për Bashkimin Evropian, por tani pas 27 viteve janë përputhur rrethanat për hyrje në familjen evropiane. Edhe ata më radikalët e panë se hyrja në BE sjell vetëm përfitime dhe perspektivë. Asgjë nuk ju morëm grekëve, as ata neve. Tani është momenti t’i tregojmë Evropës se jemi qytetarë evropianë”, tha Zaev.

Siç potencoi, Evropa dhe NATO kanë treguar dyert e hapura për Maqedoninë, ndërsa këtë mundësi nuk duhet ta humbasim.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s para qytetarëve të RM-së publikisht tha: “Dyert për Maqedoninë janë të hapura. Ne ju presim”. Na shtrijnë dorën, thonë, ja kapuni që t’ju nxjerrim nga balta. Prandaj e di se çfarë vendimi do të sjellin qytetarët e Republikës së Maqedonisë në ditën e referendumit. Ardhmëri transparente dhe të ndritshme për të gjithë. E kemi për obligim të punojmë heroikisht për këtë copë të vendit tonë, mos mendoni se Zaevi po fsheh diçka. Luaj me “xhokerin” më të madh, popullin tonë, luaj në gjithçka ose asgjë. Fitojmë gjithçka çfarë ju kemi borxh nipërve tanë. Mos lejoni të humbasim mundësinë dhe të pendohemi. Dua që më 1 tetor t’ju shoh të gjithëve krenarë dhe të lumtur të ndriçoni me buzëqeshje sepse keni siguruar ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe ardhmërinë tuaj, të Maqedonisë tonë, tha Zaev.