Zaev: Opozita do të dëshironin edhe Gruevskin për Prokuror Publik

Pas propozimit të opozitës që për prokurorë publik të emërohet Vladimir Pançevski, kryeministri Zoran Zaev ka drejtuar një varg kritikash.

Marketing

“Të gjithë jemi të njohur me historinë e Vladimir Pançevskit, punën dhe keqpërdorimet e tija me AKMIS sistemin. Unë mendoj që opozita po të kishte mundësi, do të propozonin edhe Nikolla Gruevskin për prokuror publik”, shkurt tha Zaev.

Kreu i opozitës, Hristijan Mickovski, gjatë një interviste kishte propozuar is-gjykatësin Vladimir Pançevski si zëvendësues i Katica Janeva e cila ditë më parë dha dorëheqje të parevokueshme.

Marketing