Zaev, Osmani dhe Shekerinska në Samitin e NATO-s

Sot në Bruksel, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do ta udhëheqë delegacionin e përbërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në Samitin e NATO-s 2021.

Marketing

Ky është takimi i parë i kryetarëve të shteteve ose qeverive të anëtarëve të Aleancës, në të cilin Maqedonia e Veriut merr pjesë si një anëtare e plotë e NATO-s.

Liderët e 30-të vendeve anëtare do të diskutojnë për të ardhmen e Aleancës dhe sfidat e saj.

Qëllimi i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg është që liderët të pajtohen me një agjendë “ambicioze” të sigurisë dhe mbrojtjes për vitin 2030. Ai do të paraqesë një sërë propozimesh për liderët, duke përfshirë përforcimin e dimensionit politik të Aleancës, si dhe përforcimin e mbrojtjes kolektive të vendeve anëtare dhe rezistencën e infrastrukturës.

Siguria kibernetike, ndryshimet klimatike dhe, natyrisht, rritja e buxheteve të mbrojtjes së vendeve anëtare do të jenë ndër temat më të rëndësishme të diskutimit. Marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën do të jenë gjithashtu midis temave kryesore të diskutimit, veçanërisht se si NATO duhet të pozicionohet në lidhje me ngritjen e këtyre dy fuqive botërore.

Marketing