Problemet rreth sjelljes së Ligjit për Prokurorinë Publike, i dëgjoi edhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishel. Zaev thotë se Qeveria më në fund duhet të lejojë që Ligji të hyjë në procedurë parlamentare, duke shtuar se pa deputetët e VMRO-DPMNE-së ligji nuk mund të sillet.

“Pra, nuk jam i bindur se do të sillet pa deputetët e VMRO-DPMNE-së. Jo, jo. Nuk do të lejojmë prolongim dhe blerje të kohës. Ligji të votohet deri më datën 11. A do të ketë 2/3, do të shohim në fund. Kemi për detyrë ndaj shtetit ta vendosim për votim. Dashtë Zoti të ketë 80 deputetë ose më shumë. Unë do të isha shumë i lumtur nëse arrihet konsensus. Dërgoj mesazh të fortë për zbatim. Por, punojmë dhe mundemi ta arrijmë shumicën e duhur me sukses”, tha Zaev.