Zaev paralajmëron: Rebalanci i buxhetit në vjeshtë

Gjatë verës do të punohet në ribalancin e Buxhetit, jam i lumtur që të ardhurat në të po rriten, tha kryeministri Zoran Zaev në pjesën e pasdites të mbledhjes për pyetjet e deputetëve.

Në përgjigjen e deputetit Panço Minov nëse do të rritet shuma për kompensim të dëmeve për bujqit, të cilëve u ishin paguar pesë milionë euro apo 10 për qind të 50 milionëve të konfirmuar dëme, Zaev tha se është bërë mundësia maksimale nga paratë e disponueshme. Nuk mund të jepë fjalë se me ribalancin e Buxhetot do të caktohen edhe 10 milionë euro për këtë dedikim sepse duhet të konstatohet prej ku të shkurtohet në mënyrë që të sigurohen paratë.

“Besoj se kur qytetarët ndodhen në kohëra të vështira, gjatë dëmeve, duhet t’u ndihmohet dhe për atë punë caktuam pesë milionë euro. Ja ribalanci do të vijë, do të punohet gjatë verës, sipas të gjitha gjasave në vjeshtë do të diskutojmë edhe në Qeveri edhe në Parlament, dhe do të shihni se duhet të merrni prej diçkahit në mënyrë që të mund të caktojmë këtu mjete. Madje edhe 10 për qind shtesë të caktojmë, duhet të themi se prej ku do të shkurtojmë”, tha Zaev.

Ashti siç është vendosur Buxheti, shtoi, jam i lumtur që të ardhurat po rriten. E dhëna prej sot tregon se pagesa e TVSH-sëp në Buxhet në qershor të këtij viti, krahasuar me qershorin e vitit 2017 është 54 për qind. Por, kjo është vetëm këtë muaj. Është mirë që TVSH-ja në tremujorin e parë është rritur për tetëp për qind, kjo është ekonomia, dhe kjo do të thotë se do të kemi më shumë paradhe ato do të duhet t’u kthehen prapa qytetarëve”, tha Zaev.

Deputeti Ilievski kritikoi gjendjen dhe rritjen e ekonomisë, e kritikoi uljen e çmimti të rrymës prej 0,1 për qind, ndërsa kërkoi përgjigje edhe nëse Qeveria përmes Komisionti rregullator për energjetikë do të mundësojë ulje të çmimti të derivateve të naftës.

“Për rrymën të gjithë ju pohonit se me Ligjin e ri për energjetikë do të rritet çmimi i rrymës se do të jetë në dëm të qytetarëve. Është fakt se rryma nuk u rrit, përkundrazi, çmimi u ulë minimalisht, unë do të thoja mbeti i njejtë. Ai do të ejtë akoma edhe më i mirë. Për diselin është 63,5 denarë për litër dhe ai kryesisht varet nga çmimi i naftës në bursa. Metodologjia nuk ka ndryshuar, ajo është e njejtë në dhjetë vitet e fundit”, tha Angjushev.

Mes tjerash, zëvendëskryeminsitri theksoi se në tremujorin e parë të këtij viti shteti ka 235 milionë euro investime të drejtpërdrejta të huaja, më shumë se në cilin do tremujor prej vitit 2008 e deri mët ani dhe më shumë se i tërë viti 2017. Janë nënshkruar 17 marrëveshje për fabrika që tashmë po ndërtohen apo do të ndërtohen. “Ekonomia me të vërtetë po jetësohet dhe për atë shkak, nëse më herët u mbështetën vetëm 23 kompani me ndihmë shtetërore, tashmë ai numër është shumë më i madh”, tha Angjushev.

evn