Pasi i kemi zgjidhur të gjitha çështjet e mëdha politike të vendit tonë, na mbetet ta rrisim standardin ekonomik dhe detyrë kryesore është rritja e pagave, pensioneve dhe investimeve kapitale për mirëqenie më të drejtpërdrejtë dhe të ndjeshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pasi sot njoftoi se një periudhë të caktuar do ta udhëheqë me funksionin ministër i Financave.

I pyetur pse ka vendosur ai të udhëheqë me funksionin ministër i Financave, Zaev tha se për shkak faktit që ky vit është shpallë vit i ekonomisë.

“Hyjmë tërësisht me të gjitha performansat tona. Tevdoski mbetet të punojë rreth meje, me siguri si këshilltarë në këtë pjesë. Vijojnë zgjidhje të guximshme dhe vendime të guximshme, ku përfitim duhet të kenë të gjithë qytetarët edhe në pjesën e aspektit social edhe në pjesën e bujqësisë dhe pensioneve dhe pagave. Kur tashmë janë zgjidhur të çështjet e mëdha politike të vendit tonë mbetet ta rrisim standardin ekonomik”, deklaroi Zaev.

Përmendi se në vjeshtë është e mundur të ketë ribalanc dhe rastësisht përmendi, se këtë verë nuk do të ketë ngjarje dramatike në këtë fushë.

“Me rëndësi është që më 1 korrik të fillojë projekti për kthimin e TVSH-së. Ne kthejmë para te qytetarët dhe kjo është mirë. Duam secilit t’i kthejmë sa më shumë që mundemi. Nëse projekti ka sukses numrat do të rriten dhe qytetarët do të fitojnë më shumë para dhe këto para mund të përdoren për organizimin e standardit dhe jetës familjare”, deklaroi Zaev.

Njoftoi se detyrë kryesore është rritja e pagave, për të cilat ata tashmë kanë një plan dhe hapa, dhe që nga shtatori do të ketë rritje të pagave në një pjesë të madhe të administratës publike, ndërsa nga 1 janari pritet të mundësohet rritje edhe e pensioneve.

Shfaqi bindjen se deri në fund të vitit do të arrijnë performancat dhe do të ketë financa dhe kapacitete të mjaftueshme për rritjen e pensioneve nga 1 janari i vitit 2020.