Zaev paralajmëron takim me Mickoskin

Propozim ligji për regjistrimin është lëshuar në procedurë parlamentare e cila do të zgjatë. Regjistrimi është në pajtim me standardet e Eurostat, informoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se në këtë temë është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi me opozitën.

Marketing

Ai shprehi bindje se javën e ardhshme, nëse është i lirë lideri i opozitës Hristian Mickoski, do të kenë takim, përkatësisht brifing për atë se çka duhet të bëhet dhe për vendimet e sjellura evropiane dhe pritjet për lëvizjen për mbledhjen e qeverisë sonë dhe BE-së kur të hapen kapitujt 23 dhe 24.

“Do të bisedojmë edhe për regjistrimin, për ligjin për PSP-në, në të cilin është edhe problemi me të ardhmen e PSP-së. Besoj se do të bisedojmë edhe për Kodin zgjedhor, model, të formojmë grupe. Kemi periudhë mjaft të gjatë deri në zgjedhjet e rregullta në mënyrë që të përkushtohemi me profesionalizëm dhe t’i sendërtojmë rekomandimet e dhëna nga ODIHR. Do të bisedojmë sipas të gjitha gjasave edhe për çështje të tjera të cilat me siguri do t’i hapë edhe opozita. Duhet ta mbajmë dialogun të hapur dhe në takime të këtilla do t’i gjejmë zgjidhjet të cilat cilës do parti u paraqesin rezervë apo kujdes i caktuar”, deklaroi Zaev pas prezantimit të sotëm të laboratorit të ri mobil në Byronë për metrologji.

Marketing