ZAEV: Patjetër ta shfrytëzojmë shansin historik

LSDM tani për tani nuk ka projeksion se sa para do të shpenzojë për fushatën e referendumit, por të gjitha paratë nga buxheti do të shpenzohen për atë qëllim dhe do të jenë dhe enkas për hapësirën mediale, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev sot në Kriva Pallankë.

Marketing

Sipas tij, LSDM për referendumin do të tentojë të hyjë në koalicion me shumë parti politike dhe prej këtu do të varet buxheti i koalicionit me të cilën do të veprojnë para qytetarëve.

“Por, nuk besoj se do të shpenzohen më shumë se 300- 400 mijë euro, pasi referendumi nuk është si zgjedhjet parlamentare dhe nuk kërkon shumë shpenzime për fushatë”, ka thënë kryeministri.

“Ne patjetër ta shfrytëzojmë shansin historik, pasi nuk është e lehtë pas 27 vitesh të arrihet marrëveshje e tillë me Greqinë që na i hap rrugët drejt BE-së, në perspektiva më të mira, prosperitet ekonomik, mbajtjen e të rinjve në shtet si dhe ruajtjen e tërësisë territoriale…”, ka thënë Zaev.

Marketing