Kryeministri Zoran Zaev në tv duelin me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte deklaroi se janë të përkushtuar ta mbrojnë dinjitetin dh eta çojnë vendin në BE dhe NATO, me qëllim për një jetë më të mirë për qytetarët.

“Patriotizëm me stomakun bosh nuk ka. Qytetarët në zgjedhje zgjedhin lider”, tha Zaev.

Zaev thotë se zgjidhje për emrin duhet kërkuar me Greqinë, kurse në kohën e VMRO-DPMNE-së është aktruar patriotizëm dhe është biseduar fshehurazi. Kryeministri thotë se NATO dhe BE janë ardhmëria e fëmijëve tanë.

Për Mickoskin kjo është e papëlqyeshme, i cili tha se i tërë procesin udhëhiqet në mënyrë ekzibicioniste.

Ai tha se jo vetëm që nuk është shpëtuar dinjiteti, por procesi është rrënuar.

evn