Zaev – Pens: Marrëveshja e Prespës siguron vendin e merituar në strukturat euroatlantike (Video)

Porosi inkurajuese për Marrëveshjen e Prespës, ka marrë kryeministri Zoran Zaev nga nënpresidenti i SHBA-së Majk Pens në takimin në Uashington.

Marketing

Pas takimit, Pens në “tuiter” shkroi se Uashingtoni i jep mbështetje të fuqishme, siç thekson, Marrëveshjes historike me Greqinë.

“Me zbatimin e kësaj marrëveshje do të ketë siguri më të madhe në rajon”, thekson Pens.

Kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, thotë se Pens i ka përshëndetur përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes.

“Mundësia që të bisedojmë me nënpresidentin e SHBA-së Majk Pens vjen në një moment historik kyç për Republikën e Maqedonisë. Nga nënpresidenti Pens morëm porosi inkurajuese për përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes së Prespës. Në takim ishte theksuar se me Marrëveshjen e kemi siguruar vendin e merituar në strukturat euroatlantike. Me këtë e sigurojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, thekson Zaev.

Shërbimi qeveritar për informim i RM-së mbrëmë kumtoi se Pens në takimin me Zaevin transmetoi porosi edhe nga presidenti i SHBA-së Tramp për mbështetjen e Uashingtonit për guximin e treguar dhe lidershipin e zbatimit të reformave të nevojshme në vend për Marrëveshjen e arritur me Greqinë që e hapën rrugën për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Nënpresidenti Pens theksoi se Shtëpia e Bardhë e inkurajon dhe ndanë vizionin Republika e Maqedonisë të jetë pjesë e demokracisë, vend anëtarë prosperues i NATO-s dhe BE-së”, informojnë nga Qeveria.

Takimi është realizuar me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërsa vijon pas vizitave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Xhejms Matis dhe të ndihmësit të sekretarit shtetëror Ues Miçel në Maqedoni dhe mbështetja e shprehur për referendumin e ardhshëm dhe integrimin e vendit në NATO dhe në BE.

Marketing