Zaev: Për arsye se dëgjuam opozitën, po shkojmë në zgjedhje

Në kuadër të emisionit Magazina Ekonomike, kreu i ekzekutivit i pyetur për dallimin në mes të ish pushtetit ku pikërisht për miratimin e buxhetit të viti 2013 u shkaktua incident në Kuvend, kur nuk përfillej opozita dhe sot kur Kuvendi është i vërshuar nga 125 ligje, u shpreh se dallimi është më se i madh. Sipas Zaev vendi do të shkoj në zgjedhje me kërkes të opozitës të cilën e pranoi edhe pushteti.

Marketing

P: Dje u bënë shtatë vite nga e “hëna e zezë” ku deputetët e LSDM-së, sokohe në opozitë, u dhunuan në Parlament për shkak se nuk pranuan të miratohet buxheti i vitit 2013, që e karakterizuan si vjedhje të popullit, gjegjësisht me atë buxhet duhej të rriteshin pensionet dhe pagat në administratë. E dimë si kaluan atëherë deputetët dhe ju para Parlamentit. Shtatë vite më vonë, ju vlerësoni që në Kuvend duhet të kalojnë ligje që gjithashtu do t’i rritin pagat, pensionet. Tani e akuzoni opozitën se po bën pengesa. I ndërruat rolet dhe thënë thjeshtë cili është dallimi prej atëherë dhe tani?

“Ka dallim të madh. Për të gjitha politikat tona ne komunikojmë, njoftojmë, zbatojmë. E dini që politikat janë bërë së bashku me sindikatat, me Odat, përmes dialogut që ndonjëherë zgjasin një vit apo një vit e gjysmë, pjesa më e madhe e këtyre politikave janë të tilla. Në fakt, disa politika në esencë janë rezultat i çështjeve madhore politike deri më tani. Marrëveshja me Bullgarinë, integrimi i brendshëm që e krijuam, marrëveshja me Greqinë, integrimi në BE dhe NATO, tërë këtë e kemi bërë për shkak të standardit ekonomik dhe duhet të zbatohet. Këtë e paralajmërojmë, e bisedojmë me të gjithë. Esenca e dallimit atëherë dhe tani është se askush nuk bisedonte për asgjë, përplaseshin gjërat në tavolinë dhe zbatoheshin duke e futur shtetin në borxh me qindra milionë euro. Tani flasim për zbatimin e mjeteve buxhetore ku buxheti është miratuar, duhet të miratohen zgjidhje ligjore për realizimin buxhetit.

P: Ashtu është, por nga ana tjetër mund të themi që në seancën e 126-të të Kuvendit, 125 ligje, një pjesë janë me procedurë të shkurtë gjegjësisht të mos ketë debat publik, do të thotë i pamundësohet kuvendit që të diskutoj për to. Disi është njësoj, por nuk është njësoj.

Nuk është njësoj.

Disi sikur sërish nuk dëgjohet opozita dhe po shfrytëzohet kjo ngushticë që të përfundohet diçka, të miratohen ligje pa debat publik.

Për shkak se e dëgjuam opozitën, po shkojmë në zgjedhje.

Ashtu?

Ashtu.

Ne si pushtet shpeshherë dimë t’i korrigjojmë politikat tona, të bëjmë hap prapa, t’i dëgjojmë qytetarët, opozitën sepse ajo është korrigjuesi i shtetit dhe të veprojmë për këto çështje. Opozita nuk është kundër rritjes së pensioneve, kjo është për të mirën e popullit tonë, nuk është kundër rritjes së pagave për mjekët, arsimtarëve.

P: Kjo po ndodh para zgjedhjeve?

Jo, kjo është pjesë e strategjisë fiskale, pjesë e politikave që janë inkorporuar në shtet. E dini si? Për 2 vite e gjysmë nuk kishte rritje të pensioneve përveç se me rritjen e harxhimeve që ishin 800 denarë. Kemi aspekt serioz fiskal dhe kapacitet që të bëjmë rritje të pensioneve pa i prishur gjendjet në vend. Besoj që do të flasim për këtë gjatë emisionit.

Do të flasim për pensionet dhe për çdo gjë.

Opozita nuk është kundër rritjes së pagave.

P: Por, është para zgjedhjeve. Po ju pyes. A doni t’i blini votuesit me më shumë mjete tani para zgjedhjeve siç bënte edhe pushteti paraprak?

Absolutisht jo. Unë jam Zoran Zaevi i cili ishte udhëheqës i të gjitha politikave, procedurave dhe procedurave për ndërrimin e emrit kushtetues të shtetit dhe kjo nuk është populiste, kjo është me rëndësi strategjike për vendin pa marrë parasysh si do të ndikojë ndaj rejtingut politik. Unë jam po ai Zoran Zaev i cili e udhëhiqte qeverinë derisa e stabilizonte fondin e pensionit kur merrja mesazhe drejtpërdrejtë nga qytetarët, faleminderit z. Zaev, 37 denarë rritje të pensioneve, ju faleminderit shumë. E dini si? Kjo nuk është mirë, por të gjithëve ju kam sqaruar publikisht dhe drejtpërdrejtë. Ju lutem. Të gjithë dëshironi të keni pension deri në fund të jetës, edhe ne të rinjtë duam ta presim pensionin, patjetër duhet ta stabilizojmë fondin e pensionit”, tha Zaev.

Marketing