Zaev për “Avaz”: Vendimet e Kuvendit do ta përshpejtojnë inkuadrimin në NATO dhe BE

Vendimet e deputetëve në Kuvend për ndryshimet kushtetuese do ta përshpejtojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, thotë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në intervistë për “Avaz”.

Marketing

Zaev thekson se procedura për ndryshim të Kushtetutës ende nuk ka përfunduar, por që kanë kaluar disa faza të rëndësishme nga ai proces. Jam i bindur se procesi për ndryshimet e Kushtetutës, të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës, do të rrumbullaksohet me çka Maqedonisë i hapet rruga drejt NATO-s dhe BE-së.

“Me atë i dërgojmë porosi të qartë botës se pas shumë dekadave trazira në rajonin e Ballkanit Perëndimor nisemi drejt rrugës së stabilitetit dhe përparimit. Deputetët në Kuvend javën e kaluar e krijuan historinë në të cilën do t’i urojnë gjeneratat e reja”, thotë Zaev, duke u kthyer në vendimin prej dy të tretave në Dhomën ligjdhënëse të Maqedonisë për hyrje ndaj ndryshimit të Kushtetutës.

Me vendimin historik të deputetëve, potencon kryeministri i Maqedonisë, përshpejtohet integrimi i vendit në NATO dhe BE, ndërsa rrjedha e atij procesi është i qartë dhe i dukshëm.

Në intervistë për “Avaz”, Zaev thekson edhe se vendimi për hyrje drejt ndryshimit të Kushtetutës është përkrahur nga deputetët e të gjitha partive politike në Kuvend, ndërsa mes tyre edhe nga dy parlamentarë të boshnjakëve në Maqedoni